Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gencoglu i Trepçës justifikohet për mungesën e transfereve

NULL NULL
10.02.2023 14:43

Kryetrajneri i K.B. Trepçës, Engin Gencoglu, i ka falënderuar mitrovicasit për mbështetjen që ata e kanë treguar pas tërmetit që goditi vendlindjen e tij, Turqinë.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës së pari dua t’ju falenderoj të gjithë juve për përkrahjen dhe bashkëndjenjën tuaj të treguar pas tërmetit shkatërrues që ka goditur Turqinë”, ka thënë Gencoglu.

Ai më pas është justifikuar për mungesën e transfereve nga të Gjelbrit, duke thënë se ndonëse klubi ia ka ofruar mundësitë për transfere, tregu nuk ka ofruar opsione të denja.

“I dashur publik i KB Trepca dhe tifogrupi më i madh Torcida, dua t’ju tregoj që në roster kemi lojtarë me talent të madh dhe me karakter. Presidenti i klubit së bashku me bordin mua si kryetrajner m’i kanë ofruar të gjitha mundësitë për të transferuar lojtarë të ri, por tregu nuk ka ofruar lojtarë të cilët me kualitetet dhe karakterin e tyre do të forconin edhe më shumë ekipin aktual dhe për këtë arsye edhe nuk kemi realizuar ndonjë transfer vetëm për të thënë se kemi bërë transfer, dhe për këtë e gjithë përgjegjësia më takon mua”.

“Ne si KB TREPÇA, për të fituar Kupën e Kosovës dhe titullin kampion si ekip kemi forcën dhe karakterin e madh. Të gjithë lojtarëve të mi unë u besoj nga zemra”.

“Me ndihmën tuaj besoj që do t’ia dalim”.

lajme të ngjashme