Gecaj: Vendosja e statujës së Car Llazarit, kompetencë komunale NULL NULL 28.06.2016 17:56 28.06.2016 17:56 Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bajram Gecaj në një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur për vendosjen e shtatores së Car Llazarit në veri të Mitrovicës. “Ne kemi biseduar me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor dhe ata na kanë dërguar shkresë ku thonë se vendosja e shtatoreve të tilla është kompetencë komunale”. “Kemi pasur rast të njejtë para disa kohësh ku është vendosur shtatorja e Adem Jasharit ku një pjesë kanë kundërshtuar ndërsa përgjigja edhe atë kohë ka qenë e njejtë, se është kompetencë komunale”. Gecaj ka thënë se nuk është risi dhe nuk është hera e parë kur ka raste të tilla që konsiderohen si provokim nga ana e serbëve. “Thirrje të tilla provokuese kemi pasur në vazhdimësi, nuk është asgjë risi, janë krijuar mite të paqëndrueshme që kanë ushqyer popullin, nuk është diçka e re”. Ai duke thënë se Car Llazari është më shumë një mit dhe sipas tij, vendosja e shtatores së tij nuk duhet të brengosë qytetarët e Kosovës. “Kjo çështja e Car Llazarit është më shumë mit se sa realitet, lufta ka ndodhur në rrethana ndryshe dhe është diskutabile nëse Car Llazari ka pasur origjinë serbe ose jo,pra po flasim për një kohë të largët për një histori me qëllime politike është shndërruar në mit nga populli serb” “Ne duhet të mësohemi që jetojmë në një shtet që ka rregulla dhe ligje, statuja është kompentencë komunale”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sadiku: Nëse suspendohemi nga Procesi i Berlinit, i bëjmë favor Serbisë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Musliu: Ka ardhur me kauzat e tij të rrejshme, çdo gjë që e ka folur, ka rrejtë (VIDEO) 23 orë më parë
Kosova NATO s’pranon që ta marrë përsipër hapjen e Urës së Ibrit: Adresa është në Bruksel 23 orë më parë