Gecaj: LDK me zotnillëk i amortizon ata qyqarë që duan ta shkatërrojnë atë NULL NULL 29.05.2016 12:38 29.05.2016 12:38 Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se LDK-ja po e dëshmon se është partia që më së miri e kupton demokracinë. Ai ka shtuar se LDK në mbledhjen e saj dëshmoi se veprimtaria e gjatë politike nuk i ka shkuar huq dhe me zotnillëk po i amortizon ata qyqar që duan ta shkatërrojnë këtë parti, njofton Klan Kosova. Ja postimi i plotë i Bajram Gecajt në Facebook Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e cila dje e ka dëshmuar se është e hapur me korrektësi dhe pa hezitim ndaj mendimeve ndryshe, se është fleksibile dhe tolerante ndaj qasjeve ndryshe. Mbi të gjitha LDK në mbledhjen e saj e dëshmoj se e ka energjinë e rikonsolidimit pa shumë zhurmë, por me shumë punë, të një koncepti partiak vital të fuqishëm dhe funksional, për të mbetur partia më serioze dhe alternativa më e besueshme, për sfidat e shtetndërtimit dhe integrimeve evropiane. LDK dje në mbledhjen e saj dëshmoj se shumë vite të kaluara të veprimtarisë partiake ajo nuk i ka harruar, as nuk i kanë shkuar huq. Jo, urtinë largpamëse dhe guximin pragmatik i ka të deponuara në bagazhin e saj dhe ato përvoja i nxjerr sa herë t’i duhen për ti amortizuar me zotnillëk ata qyqar që duan ta shkatërrojnë me çdo kusht, për ti mbajtur larg ata plëngprishës të cilët në emër të mendimit ndryshe duan të ndryshojnë çdo gjë, por kurrë nuk i ndryshojnë mendimet e tyre kryeneçe. LDK është e tillë sepse përvoja e saj është më e gjata, më e përvujtshmja, por edhe më e denja dhe më e begatshmja se e cilësdo parti tjetër në hapësirat shqiptare. LDK ka shumë përvojë për të bërë shumë gabime. Historinë e kam dëshmitare për këtë. LDK ka shumë intelektual për të qenë kundër intelektualëve. Memoria e saj partiake dhe politike është vlerë e jona nacionale që ne sot në LDK dhe të tjerët që po na bashkëngjiten e kemi borxh nacional e shtetëndërtuese, ta ruajmë e ta kultivojmë. LDK ishte dhe është fanar i prouesternizmit. LDK është e para parti në Ballkan që e ka mësuar dhe kuptuar gjuhën e demokracisë. Dje ajo e dëshmoj se këtë gjuhë e flet dhe e kupton më mirë se cilado parti tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 12 minuta më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 3 orë më parë