Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazprom anulon dividentën për herë të parë që nga viti 1998, aksionet zhyten

NULL NULL
30.06.2022 17:25

Gjigandi rus i gazit Gazprom ka vendosur të mos paguajë dividentë për rezultatet e vitit të kaluar, që do të jetë hera e parë që nuk do të paguajë që nga viti 1998, duke bërë që aksionet e ndërmarrjes të bien për 27%.

“Aksionarët vendosën që në situatën aktuale nuk është e këshillueshme të paguhen dividentë bazuar në rezultatet e vitit 2021,” tha zëvendës CEO Famil Sadygov.

Kwshtu u bw e ditur nga Reuters, ku është raportuar se Sadygov ka thënë se Gazprom do të fokusohej më tepër në gazifikimin rajonal rus, përgatitjen për sezonin e ngrohjes dhe pagimin e taksave të rritura.

Aksionet e Gazprom ranë me më shumë se 27% pas vendimit, i cili anuloi një rekomandim të bordit për të paguar një divident prej 52.53 rubla për aksion në atë që do të kishte qenë pagesa e tij më e madhe.

Gazprom planifikon të shpenzojë 526 miliardë rubla (10 miliardë dollarë) deri në vitin 2025 për të rritur gazifikimin e Rusisë nga niveli aktual prej 72%.

Ligjvënësit po diskutojnë gjithashtu vendosjen e një takse më të lartë për nxjerrjen e mineraleve ndaj kompanisë ndërsa qeveria rrit pagesat sociale, përcjell Reuters.

“Kjo është një fatkeqësi për aksionet e Gazprom, pasi apeli i vetëm i investimit të kompanisë ishin dividentët e lartë. Vendimi gjithashtu ka të ngjarë të lidhet pjesërisht me gatishmërinë e ministrisë së financave për të rritur… të ardhurat buxhetore,” thanë analistët e Tinkoff Investments.

Vendimi i Gazprom vjen pasi Grupi i Shtatë fuqive ekonomike G7 kërkon të kufizojë çmimin e naftës dhe gazit rus si një mënyrë për të parandaluar Moskën të përfitojë nga veprimet e saj në Ukrainë, të cilat kanë çuar në një rritje të mprehtë të çmimeve të energjisë.

Ndryshe, flukset e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës dhe gazsjellësit Nord Stream 1 gjithashtu kanë rënë.

Në deklaratën e tij të enjten, Gazprom nuk përmendi as propozimet e G7-ës për të kufizuar çmimet e gazit dhe as flukset e reduktuara në Evropë, të cilat të dyja kërcënojnë të shkurtojnë të ardhurat e saj dhe si rezultat, si rezultat, pagesat e saj të taksave, përcjell Reuters.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.