Gazmend Boletini: Isa Boletini të varroset në Boletin, jemi me popullin NULL NULL 15.05.2015 18:21 15.05.2015 18:21 Stërnipi i Isa Boletnit, Gazmend Boletni, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se familja e heroit ka vendosur që eshtrat e Isa Boletnit t’i varrosin në Boletin. Ai tha se familja e heroit ka vendosur të marrë anën e popullit dhe të respektojë dëshirën e tyre. “Familja gjithmonë ka dashur që gjyshi të varroset në fshatin e tij. Ne nuk e kundërshtojmë që ai të varroset në Shqipëri, por ne jemi me popullin. Ankesat e tyre duhet t’i pranojmë. Isa Boletini i takon Boletinit. Ne me popullin do ta rivarrosim gjyshin aty ku e ka vendin në Boletin. Jemi krenar me reagimin e qytetarëve. Familja prapë se prapë dëshiron që ai të varroset në Boletin, aty ku e ka vendin që të prehet”, tha Gazmend Boletini në një lidhje telefonike me studion e Info Magazinës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 orë më parë