Gazi lotsjellës në Kuvend, Sveçla me kolegë dalin para gjykatës (VIDEO) NULL NULL 22.07.2025 09:53 22.07.2025 09:53 Në Pallatin e Drejtësisë ka nisur seanca për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 21 mars të vitit 2018. Të pranishëm janë Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Salih Zyba e Drita Millaku. Seanca e kaluar, ajo e 2 korrikut të këtij viti, nuk u mbajt për shkak të mosprezencës së Pacollit, raporton Klankosova.tv. E njëjta kishte shkruar në Facebook duke pretenduar se nuk ka pranuar ftesë zyrtare nga Gjykata e Prishtinës për mbajtjen e seancës me atë datë. “Gjykata e ka adresën time të banimit dhe e di saktësisht ku banoj. Nëse vërtet kanë dërguar një ftesë dhe nuk më kanë gjetur në shtëpi, është obligim ligjor i shërbimit policor apo postës që të lënë një njoftim për praninë e tyre, qoftë për të caktuar një datë tjetër, qoftë për të më njoftuar që të paraqitem në gjykatë”, pati ka shkruar Pacolli. Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës e Millakut është ngritur më 26 korrik, 2019, pasi, sipas Prokurorisë, thuhej se hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën. /Klankosova.tv