Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetarja Shala: Dyshohet se gruaja nga Podujeva kur ka shkuar në spital, ka tentuar t’i mashtrojë mjekët

NULL NULL
02.07.2024 15:16
Gazetarja e Klan Kosovës, Bardha Shala në emisionin Kosova Today
Gazetarja e Klan Kosovës, Bardha Shala në emisionin "Kosova Today"

Gazetarja e Klan Kosovës, Bardha Shala e cila e ka trajtuar rastin e gruas nga Podujeva që dyshohet se e ka vrarë foshnjën, sot në “Kosova Today” ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Ajo është shprehur se dyshohet që gruaja kur ka shkuar në spital, ka tentuar t’i mashtrojë mjekët, duke mos treguar arsyet se pse ka ardhur deri tek ajo gjakderdhje, përcjell Klankosova.tv.

“Kemi biseduar me drejtorin e Klinikës Gjinekologjike, Zef Ndrejaj, i cili na ka thënë se fillimisht pacientja kur është pranuar ka tentuar t’i mashtrojë mjekët, duke mos treguar arsyet pse ka ardhur deri tek kjo gjakderdhje, por ata kanë dyshuar se veçse ka kryer një lloj aborti”, është shprehur tutje Shala.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.