Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetarja Sari për plagosjen në Tiranë: 19, 17 dhe 11-vjeçi, në gjendje të rëndë

NULL NULL
17.04.2025 23:59

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Tiranë, ku dy prej tyre janë të mitur, të moshave 17 dhe 11-vjeç.

Gazetarja e ABC Neës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen ku tha se katër të plagosurit ndodhëshin në një makinë.

“Në veturë ndodhëshin edhe dy të miturit, por që në gjendje të rëndë janë 19, 17 dhe 11 vjeçari ku i janë nënshtruar disa operacioneve pasi kanë marrë plagë të konsiderueshme”.

“Pasi mjeti është qëlluar, dyshohet se atentatorët kanë lëvizur deri në vendin e quajtur ‘Lundër’ në Tiranë, ndërsa nga aty është konstatuar ku është lajmëruar policia për të shtëna me armë zjarri”, tha Sari në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, Sari tha se në vend të ngjarjes janë ekspertë të kriminalistikës, agjentë të policisë dhe hetuesit e krimeve për ta bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

“Të katër personat që ndodhëshin në veturë s’kanë të kaluar kriminale”, tha ajo.

lajme të ngjashme