Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetarja ruse që mbuloi gjyqet e Navalny u burgos me akuza për ekstremizëm

NULL NULL
29.03.2024 21:57
Antonina Favorskaya u arrestua pasi vendosi lule në varrin e Alexei Navalny. Fotografia: Yulia Morozova/Reuters
Antonina Favorskaya u arrestua pasi vendosi lule në varrin e Alexei Navalny. Fotografia: Yulia Morozova/Reuters

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar një gazetare ruse që mbulonte gjyqet e politikanit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, dhe disidentëve të tjerë, të qëndrojë në paraburgim në pritje të një hetimi dhe gjyqi me akuzat për ekstremizëm.

Antonina Favorskaya, e identifikuar gjithashtu nga zyrtarët e gjykatës si Antonina Kravtsova, u arrestua në fillim të këtij muaji.

Të premten, gjykata e qarkut Basmanny në Moskë urdhëroi që ajo të qëndrojë në paraburgim të paktën deri më 28 maj.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura me kërkesë të hetuesve, të cilën e ka mbështetur edhe kryetari i trupit gjykues. Favorskaya dhe avokati i saj protestuan kundër vendimit, raportoi faqja e pavarur ruse e lajmeve Mediazona.

“Jam plotësisht kundër një procesi të mbyllur. Shtypi duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu, për çfarë jam duke u akuzuar”, citoi gazeta të ketë thënë Favorskaya, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

lajme të ngjashme