Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetarja Arbreshë Uka: Klinika Infektive është në limitet e saj, situata nuk është e mirë

NULL NULL
06.07.2020 09:31

Gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka, e cila përcjell fushën e shëndetësisë, i ka quajtur të vështira dy ditët e fundit për vendin sa i përket situatës me koronavirusin.

“Vetëm të shtunën është raportuar për tetë vdekje, ndërsa pas mesnatës edhe katër vdekje të tjera  brenda një kohe shumë të shkurtër. Një pamje jo fortë e zakonshme ishte dje deri vonë në Klinikën Infektive. Objekti ka qenë i paqasshëm për përcjellës të pacientëve, familjarë dhe mediat. Policia kishte rrethuar gjithçka. Pamë që katër trupa u nxorën nga klinika, disa prej tyre u dërguan në obduksion”, është shprehur Uka.

“Janë gjashtë viktima dhe për ta pritet rezultati dhe të dihet arsyeja e vdekjes. Qendra Spitalore e ka ftuar policinë dhe mund të ketë ndonjë lëshim që ne vetëm mund të konkludojmë. Ka qenë e pamundur ne si gazetarë të marrim përgjigje nga institucionet. Ministri ishte në vizitë dhe pritëm që pas gjithë atij presioni media t’i hiqte dilemat dhe ajo nuk ndodhi”.

“As në konferencën e Kryeministrit Avdullah Hoti nuk u dhanë informacione dhe krejt në fund u lëshua një komunikatë ku u theksua se duhet të shikohet natyra e vdekjeve të këtyre personave. Është dashur të jepet një sqarim fillestar. Pacientët dhe familjarët kanë të drejtë të dinë”.

Uka në Sytë Shtatë ka thënë se gjendja është rënduar nëpër institucionet shëndetësore.

“Situata nuk është e mirë. Klinika Infektive është në limitet e veta. Mjekët dhe infermierët shprehen se janë lodhur. Tash ka raste më të rënda”.

Dhe në fund të intervistës ajo ka theksuar se prombematikë e madhe vazhdon të mbetet stigmatizimi që iu bëhet personave që janë të prekur me Covid-19.

“Kam hyrë edhe në vatra, kam intervistuar edhe të infektuar. Jemi mundurat ta përcjellim pasqyrën e saktë. Çfarë mbaj mend është stigmatizimi i familjeve të infektuara. Edhe nëse shërohesh është paragjykimi se je bartës i infeksionit dhe paragjykohesh në shoqëri”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme