Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetari Zeka: Është një dhimbje e madhe, kolegët tanë shqiptarë nga Kosova nuk janë sonte në stadium (VIDEO)

NULL NULL
11.10.2025 19:30

Gazetari i sportit nga Shqipëria, Xhevdet Zeka, ka thënë se është shumë e rëndë për të mungesa e gazetarëve kosovarë në ndeshjen e sotme të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë.

Në një deklaratë për Klan Kosova, ai tha se do të bëjë apel për këtë çështje pranë organeve të UEFA-s.

“Si mund të ndihesh, përveçse nën një terror të përgjithshëm policor, te dera e dhomës, te dera e hotelit, në rrugë, kontrolle pa fund. Si mund të ndihesh kur nuk lejohet asnjë gazetar kosovar? Për këtë, ju premtoj sinqerisht dhe publikisht se do t’i drejtohem organeve më të larta të UEFA-s për ta trajtuar si problem përjashtimin e gazetarëve, të cilët janë anëtarë të shoqatave botërore apo evropiane të gazetarëve”, ka thënë Zeka.

Ai theksoi se është shumë e trishtë për të që nuk sheh asnjë koleg kosovar të sportit në Leskoc.

“Është një dhimbje e madhe. Kolegët tanë shqiptarë nga Kosova do të duhej të ishin këtu në stadium për të raportuar. Kjo e bëri që hyrja në stadium të jetë më e trishtë. Kjo ngjarje dhe ky terror i përgjithshëm janë vazhdim i një shovinizmi serb,vazhdim i politikave të tmerrshme pas gjithë atyre veprave që Serbia ka kryer ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Dhe tani, po e vazhdojnë me metoda të reja: me përjashtimin e gazetarëve kosovarë nga ky event,” u shpreh Zeka.

Shqipëria kërkon tri pikë në kuadër të fushatës kualifikuese për një vend në Kupën e Botës. Ndeshja transmetohet sonte në Klan Kosova dhe Sport 1 të Artmotion, duke filluar nga ora 20:45. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme