Gazetari Seferi: Marrëveshja për energjinë në Serbi është lajm i rëndësishëm (VIDEO) NULL NULL 21.06.2022 23:30 21.06.2022 23:30 Gazetari shqiptar në Beograd, Idro Seferi, ka dhënë detaje se si është pritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë në lidhje me energjinë. Seferi tha se në Serbi ky lajm është i rëndësishëm, por është interesante që krerët e shtetit s’kanë folur për të, të paktën jo presidenti Vuçiq dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq. “Kjo marrëveshje shihet si mjaft pozitive dhe sqarohet se me këtë marrëveshje përfitojnë serbët e Kosovës, për shkak se iu mundësohet që të ketë një progres drejt të drejtave të tyre, por po ashtu shihet si një marrëveshje që me zbatimin e saj i hap rrugë zbatimit të marrëveshjes së Brukselit e sidomos Asociacionit dhe në këtë aspekt është përshëndetur”, është shprehur Seferi në “Edicioni Special” në Klan Kosova. Për sa i përket interesimit të qytetarëve serbë, Seferi tha se ata janë pak të interesuar në lidhje me marrëveshjen energjetike, pasi siç tha ai, kjo s’ka të bëjë shumë me ta, por është lajm që në politikë çon një peshë të veçantë dhe konsiderohet si një shkrirje e dialogut. “Duket se Serbia si shtet ka vendosur që komentet të mos jenë në një nivel të lartë, për faktin që presidenti dhe kryeministrja s’kanë dhënë shumë komente”, tha Seferi, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, për kompaninë “Elektrosever”, Seferi tha se është e ngjashme me atë që ekziston te ura e Ibrit e që është Telekom Sh.P.K. “Kjo kompani i takon distribucionit elektrik të Serbisë, i cili do të mund të ofrojë listat e konsumatorëve dhe është e paqartë se si do të jetë inkasimi”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025