Gazetari Kastriot Berisha zgjidhet gazetar i vitit nga AGK-ja NULL NULL 23.12.2021 16:33 23.12.2021 16:33 Gazetari Kastriot Berisha është zgjedhur gazetar i vitit 2021 nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Berisha, i cili është gazetar në Kallxo.com, u shpërblye për punën e tij hulumtuese në sektorin e drejtësisë, njofton Klan Kosova. “Shpresoj që ky çmim të jetë mesazh i qartë për të gjithë zyrtarët publikë, për prokurorët dhe gjyqtarët se ka gazetarë, juristë, organizata, të cilët dinë të analizojnë punën e tyre, dinë t’iu qëndrojnë mbi kokë dhe të publikojnë veprimet e tyre që janë të kundërligjshme”, ka thënë gazetari. Berishës ia dha çmimin shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i cili edhe e vlerësoi punën e tij. “Ky është çmimi më prestigjioz që do të jepet këtë pasdite dhe është një vepër gazetareske e madhe hulumtuese që ka një qasje profesionale për një periudhë të caktuar kohore, prodhon rezultate dhe pranohet mirë nga publiku”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë