Gazetari i Klan Kosovës jep detaje për përplasjen e tifozëve holandez me policinë në Tiranë NULL NULL 25.05.2022 00:27 25.05.2022 00:27 Sonte me fillim nga ora 21:00 në “Air Albania” do të zhvillohet finalja e Conference League në mes të Romës dhe Feyenoord. E një natë para kësaj ndeshje ka pasur disa incidente mes tifozëve holandez dhe policisë shqiptare. Gazetari i Klan Kosovës Andi Shabani, bëri të ditur se policia bënte përpjekje që të dyja tifozëritë të mos kishin kontakt me njëri – tjetrin. “Në orët e mbrëmjes kanë ndodhur disa incidente. Policia ka bërë përpjekje që të mospërplasen tifozëritë e dyja skuadra, duke ndërhyrë për të penguar që të shkonin tek njëri-tjetri. Kemi tre tifozë të shoqëruar nga policia” – tha Shabani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025