Gazetari i Kiksit, Herolind Ademi, fiton çmimin vjetor për anti-gjipsizëm (VIDEO) NULL NULL 12.12.2023 19:45 12.12.2023 19:45 U bë zëri i fëmijëve të komuniteteve jo-shumicë dhe jehona e tij sot ia solli çmimin e parë në karrierë. Gazetari i Kiks Kosovës, Herolind Ademi, fitoi çmimin vjetor për raportimin më të mirë rreth anti-gjipsizmit të ndarë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Ademi u përzgjodh fitues për hulumtimin “Në vend të shkollës, zgjedhin rrugën”, i cili solli rrëfime rrëqethëse të fëmijëve të komuniteteve rom, egjiptian e ashkali të cilët i gjen duke kërkuar lëmoshë në rrugë, në kohën kur do të duhej të ishin në shkollë. Hulumtimi hodhi dritë mbi prapaskenat e këtyre pamjeve të përditshme dhe barrikadave që po ua pamundësojnë atyre shkollimin. Pasi mori çmimin, Ademi premtoi se ai do të vazhdojë misionin e tij për një shoqëri gjithpërfshirëse. Në kategorinë për antigjipsizëm u shpërblye me çmim edhe gazetarja Besarta Hoti. Në këtë ceremoni, AGK-ja zgjodhi gazetarë të vitit 2023, Alberta Hashanin dhe Vullnet Krasniqin. Ndërkaq ndau çmime vjetore për disa kategori të ndryshme. Në kategorinë për storien më të mirë televizive triumfuan gazetarët Valon Fana e Behar Mustafa. Për raportimin për të mirë nga sporti u shpërblye gazetarja Vjosa Çerkini. Kameraman i vitit u zgjodh Arben Hoti. Çmimin vjetor për Shëndetësi e rrëmbeu gazetarja Saranda Ramaj. Për raportimin më të mirë rreth fuqizimit të gruas morën çmim Dardan Hoti dhe Aulonë Kadriu. Kjo e fundit u shpërblye edhe për web storien më të mirë të viti 2023. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025