Gazetari gjerman kritikon Vetëvendosjen për pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri: Kurti nuk u zgjodh për “Shqipërinë e Madhe” NULL NULL 08.04.2021 11:51 08.04.2021 11:51 Markus Martens, gazetar i gazetës së famshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e ka publikuar një artikull me titullin “Ëndrra për Shqipërinë e Madhe”. Në artikull ai u shpreh i habitur me pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. “Kryeministri i Kosovës Kurti është në zgjedhje në Shqipërinë fqinje. Një degë e partisë së tij po lufton për votat dhe ëndërron për një bashkim të të dy shteteve”. Tutje Martens në artikull shkruan se Kurti nuk erdhi në pushtet me retorikën për “Shqipërinë e Madhe”, por për të bërë reforma në Kosovë. “Vetëvendosje, partia e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nuk u zgjodh për retorikën e tij të Shqipërisë së Madhe. Premtimi për ta reformuar Kosovën ishte thelbësor. Por Vetëvendosje garon për votat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipërinë fqinje”. Gazetari i FAZ-it tregoi se kishte zhvilluar një intervistë me kandidatin e kësaj partie për deputet në Shqipëri Boiken Abazi, por që në pyetjet lidhur me “Shqipërinë e Madhe”, ishte shmangur nga përgjigja. “Unë e pyeta Z. Abazi vetëm një herë për “Shqipërinë e Madhe”, pasi i gjeta çështje të tjera shumë më të rëndësishme. Por ai vazhdonte t’i kthehej çështjes, duke thënë se politika nuk ka të bëjë vetëm me qeverisjen e mirë, pasi njerëzit gjithashtu kanë nevojë për rrëfime”. Markus Martens, mori si shembull hipotetik kandidimin e kancelarit austriak Sebastian Kurz, me partinë e tij në zgjedhjet në Gjermani, do të kishte reagime nga Berlini zyrtar. “Nëse Sebastian Kurz do të merrte pjesë në zgjedhjet e Gjermanisë me partinë e tij, Berlini sigurisht do të irritohej. Ndërsa një veprim i tillë është jashtë diskutimit midis Austrisë dhe Gjermanisë (në ditët e sotme), diçka e ngjashme po ndodh aktualisht në Evropën Juglindore”. According to Mr. Abazi, a huge majority of Albanians support Greater Albania but believe “the right geopolitical moment” for a unification has not yet come. “The right geopolitical moment” is a phrase that can be heard in Serbia as well. More here:https://t.co/gDopEfP6C9 — Michael Martens (@Andric1961) April 8, 2021 Btw: I asked Mr. Abazi only once about “Greater Albania”, as I found other issues much more important. But he kept coming back to the issue, saying politics is not only about good governance, as people also need narratives, adding: “Man is not just a homo oeconomicus”. — Michael Martens (@Andric1961) April 8, 2021 Spoke to @BoikenAbazi, Vetëvendosjes leader in Albania, about why he thinks Edi Rama is a bad option for 🇦🇱, why he believes Greater Albania will sooner or later come etc. Thanks also to @GencPollo & some others, who gave input but preferred not to be quoted. — Michael Martens (@Andric1961) April 8, 2021 While Vetëvendosje stands no chance to win a mandate at least in these elections in 🇦🇱, the case is still an interesting precedent. Plus, the chances of Vetëvendosje in 🇦🇱 (and maybe 🇲🇰) might improve in the future if the party lives up to the huge expectations in Kosovo. — Michael Martens (@Andric1961) April 8, 2021 Vetëvendosje, the party of Kosova’s Prime Minister Albin Kurti, was not elected for its Greater Albania rhetoric. The promise to reform Kosova was crucial. But Vetëvendosje does compete for votes in the upcoming parliamentary elections in neighboring Albania. — Michael Martens (@Andric1961) April 8, 2021 If Sebastian Kurz took part in the elections in 🇩🇪 with his own party, Berlin would certainly be irritated. While such a move is out of the question between 🇦🇹 and 🇩🇪(nowadays), something similar is currently happening in Southeastern Europe though. A thread: — Michael Martens (@Andric1961) April 8, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë