Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gaza: Lidhja telefonike ende e ngadalshe dhe e vështirë kyçja në internet

NULL NULL
22.01.2024 19:03
Gaza
Palestinezët e zhvendosur përpiqen të marrin një sinjal telefoni në një kodër në Rafah, Gaza. AFP/Getty Images

Telefoni dhe lidhja e internetit në të gjithë Gazën është ende “e vështirë për t’u aksesuar”, ka thënë Abdullah Al-Khatib, një punonjës në kompaninë palestineze të telekomunikacionit Jaëëal.

Ai është shprehur se përpjekja për të rivendosur linjat e transmetimit dhe të internetit është si të përpiqesh të ringjallësh një person që po vdes, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Është sikur po konkurroni me të tjerët për të marrë transmetimin. Ndërkohë që po përpiqemi të bëjmë më të mirën për të riparuar infrastrukturën, e cila është 80 për qind e shkatërruar, procesi i mirëmbajtjes është bërë kaq i vështirë, pothuajse i pamundur, për shkak të mungesës së materialeve”,

“Përpjekja për të rivendosur linjat e transmetimit dhe të internetit është si të përpiqesh të ringjallësh një person që po vdes duke përdorur vetëm kutitë e ndihmës së parë, pa mjete të tjera”, është shprehur ai.

lajme të ngjashme