Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gaza: 28 mijë e 985 të vrarë, 68 mijë e 883 të plagosur

NULL NULL
18.02.2024 13:10
Ndërtesat e shkatërruara nga lufta në Gaza
Foto nga arkiva: Ndërtesat e shkatërruara nga lufta në Gaza.

28 mijë e 985 palestinezë janë vrarë, dhe 68 mijë e 883 të tjerë janë plagosur në Gaza, që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Ajo tha gjithashtu se të paktën 127 palestinezë janë vrarë dhe 205 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Shumica e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë, tha ministria, dhe mijëra trupa të tjerë ka të ngjarë të mbeten të pa numëruar nën rrënojat në të gjithë Gazën.

Të gjithë këto viktima erdhën si pasojë e sulmeve izraelite, që nisën më 7 tetor të vitit 2023.

lajme të ngjashme