Gaza: 28 mijë e 176 të vrarë, 67 mijë e 784 të plagosur NULL NULL 11.02.2024 12:47 11.02.2024 12:47 Foto nga arkiva: Sulme izraelite në Gaza. 28 mijë e 176 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori, si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza, tha Ministria e shëndetësisë e vendit. Ajo tha gjithashtu se 67 mijë e 784 të tjerë janë të plagosur. Sipas kësaj ministrie, rreth 112 palestinezë u vranë dhe 173 u plagosën në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë në Gaza, tha se shumica e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë, dhe ka mundësi që mijëra trupa nën rrënoja nuk janë numëruar ende, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.