Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gattuso rilind Napolin, Balotelli dhe Brescias drejt “greminës”

NULL NULL
22.02.2020 09:02

Napoli ka rilindur pasi ka marr fitoren e 4 në 5 takimet e fundit në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gaattuso ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë përballë Brescias në transfertë, ku fitoi 1-2, dhe ngjitet në zonën Europiane të Serisë A me 36 pikë.Triumfi në “Rigamonti” nuk erdhi pa djersitur shumë, madje pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve me gol të Chanchellor.

Napolitanët reaguan në mënyrën e duhur brenda 5 minutave në fraksionin e dytë me Lorenzo Insignen që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe Fabian Ruiz (54’), i shërbyer nga Di Lorenzo. Deri në fund nuk pati më gola Napoli hipotekon 3 pikë të vyera në luftën për zonën Europiane./Ora News.tv/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.