Gati 70 për qind e popullsisë siriane kishte nevojë për ndihmë humanitare përpara tërmetit NULL NULL 08.02.2023 00:19 08.02.2023 00:19 Men unload aid from an Algerian plane at Aleppo airport, following an earthquake, Syria, February 7, 2023. SANA/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. REUTERS IS UNABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THIS IMAGE. Kombet e Bashkuara thonë se gati 70 për qind e popullsisë së Sirisë kishte nevojë për ndihmë humanitare përpara tërmetit, një çështje që është komplikuar nga tragjedia. Në një deklaratë të përbashkët të martën, koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara, koordinatori humanitar i përkohshëm për Sirinë dhe ai rajonal humanitar për krizën e Sirisë thanë: “Kjo tragjedi do të ketë një ndikim shkatërrues në shumë familje të cenueshme që luftojnë për të siguruar të dashurit e tyre në baza ditore”. Deklarata përshkruan ndikimin e luftës 12-vjeçare të Sirisë, duke e përshkruar një vend si “përballë kolapsit ekonomik dhe mungesës së rëndë të ujit, energjisë elektrike dhe karburantit”. Dyshja lëshuan një apel për të gjithë partnerët donatorë që të “sigurojnë ndihmën e nevojshme për të lehtësuar vuajtjet”, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv OKB-ja dhe partnerët humanitarë thonë se aktualisht janë duke u fokusuar në nevojat imediate, duke përfshirë ushqimin, strehimin, artikujt jo ushqimor dhe ilaçet. Në Siri, të paktën 1,832 njerëz kanë vdekur dhe 3,849 të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti shkatërrues që goditi vendin të hënën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025