Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gasol njofton për pensionimin nga basketbolli

NULL NULL
05.10.2021 22:27

Pau Gasol ka njoftuar për pensionimin e tij nga basketbolli këtë të marte, duke i dhënë fund një karriere që zgjati më shumë se dy dekada, ku i fitoi dy tituj të NBA dhe një medalje të arit në Kampionatin Botëror me ekipin kombëtar të Spanjës.

Gasol tashmë kishte njoftuar për lamtumirën e tij nga basketbolli në gusht, pasi Spanja humbi nga Shtetet e Bashkuara në çerekfinalet e Lojërave të Tokios, e cila ishte Olimpiada e pestë e tij që mori pjesë.

“Unë do të tërhiqem nga basketbolli profesionist,” është një vendim i vështirë pas kaq shumë vitesh, por është një vendim që e kam menduar me të vërtetë”, tha Gasol.

Gasol luajti për herë të fundit në NBA me Bucks në vitin 2019. Ai nënshkroi me Portland Trail Blazers atë vit, por nuk arriti kurrë të luante, shkruan marca, transmeton Klankosova.tv.

Gasol fitoi titullin e kampionatit botëror me Spanjën në 2006, përveç titujve evropianë në 2009, 2011 dhe 2015.

Ai e ndihmoi Spanjën të fitonte medaljen e argjendet në Lojërat Olimpike në Pekin në 2008 dhe 2012 në Londër, si dhe një tjetër të bronztë në Rio de Janeiro.

Gasol fitoi dy tituj të NBA-së me Los Angeles Lakers, në 2009 dhe 2010.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.