Gashi viziton atelienë e skulptorit Gëzim Muriqi NULL NULL 10.09.2018 15:31 10.09.2018 15:31 Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Qeveritar për Vitin e Skënderbeut, ka vizituar sot atelienë e skulptorit Gëzim Muriqi, punimi i të cilit është përzgjedhur nga ana e komisionit për kompozicionin e shtatoreve për tre Liderët e Lidhjes Shqiptare: Ymer Prizreni, Avdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi. Kjo vizitë është bërë pak ditë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit Kompozicion për tre liderët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuadër të kremtimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu si dhe në vitin jubilar të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sipas memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja mbështet projektin me 20 mijë euro, projekt i cili duhet të përfundojë deri më 27 nëntor 2018. Ndërkaq, Komisionin Ndërministror bashkëfinancion projektin me vlerën financiare prej 150 mijë euro. Gashi ka parë nga afër punimet për kompozicionet e shtatores së Sylejman Vokshit me ç’rast u nda tepër i kënaqur me punën e skulptorit Muriqi. Kompozicioni i shtatoreve të tre liderëve të Lidhjes, pritet të përfundohet në muajin nëntor të këtij viti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.