Gashi: Vendosja e votimit në mënyrë arbitrare, antikushtetues dhe cenim i demokracisë NULL NULL 29.06.2025 13:35 29.06.2025 13:35 Arben Gashi Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka ripotencuar edhe një herë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pas dështimit të seancës së sotme. Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se Kushtetuesja e konfirmoi që zgjedhja e kryetarit/es të Kuvendit bëhet me votim të hapur, sipas rregullores dhe praktikës së deritanishme, transmeton Klankosova.tv. Teksa citon Gjykatën, Gashi tha se çdo ndryshim i kësaj procedure mund të ndodh vetëm me mocion të posaçëm, të miratuar nga dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe që marrin pjesë në votim. Tutje, ai shtoi se çdo përpjekje për të vendosur mënyrën e votimit në mënyrë arbitrare nga kryesuesi i seancës [ Avni Dehari], është jo vetëm e papranueshme, por edhe antikushtetuese dhe cenon parimet themelore të demokracisë. “Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar qartë: zgjedhja e kryetarit/es të Kuvendit bëhet me votim të hapur, sipas rregullores dhe praktikës së deritanishme. Çdo ndryshim i kësaj procedure mund të ndodhë vetëm me mocion të posaçëm, të miratuar nga dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe që marrin pjesë në votim. Çdo përpjekje për të vendosur mënyrën e votimit në mënyrë arbitrare nga kryesuesi i seancës është jo vetëm e papranueshme, por edhe antikushtetuese dhe cenon parimet themelore të demokracisë”, ka shkruar Gashi në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.