Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gashi uron festën e Fitër Bajrami – të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona

NULL NULL
23.05.2020 21:56

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, uron festën e Fitër Bajram duke kërkuar nga qytetarët që të festojnë të ndarë fizikisht, por të bashkohen lutjet tona për ditë e festa më të mira.

Gashi, ka uruar qytetarët dhe gjithë besimtarët e fesë islame festën e madhe të Fitër Bajramit, duke uruar që Zoti i madhërishëm të këtë pranuar agjërimin, sakrificën dhe lutjet tona, njofton Klan Kosova

Kryetari Gashi, përmes këtij urimi ka theksuar se këtë Fitër Bajram, do e kremtojmë pa vizita familjare e tradicionale. Po ashtu, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, ju ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve, sepse siç është shprehur ai: “pas çdo vështirësie vjen lehtësimi… andaj, këtë festë të madhe të Fitër Bajramit, të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona për ditë e festa më të mira!“

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Pas një muaji me përplot përkushtim, sakrificë e devotshmëri, me lejoni të ju përcjell urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit, duke uruar që Zoti i madhërishëm të këtë pranuar agjërimin, sakrificën dhe lutjet tona.

Në këtë muaj ku mbizotëron solidariteti e kujdesi për nevojtarët, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për të gjithë donatorët të cilët shtrin dorën e ndihmës dhe përkrahjes për familjet në nevojë.

Festa e Fitër Bajrami gjithmonë ka bashkuar familjarët, të afërmit dhe miqtë, por këtë vit si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë globale Covid-19, atë do e kremtojmë, pa vizita familjare e tradicionale.

Duke falënderuar secilin prej jush, për bashkëpunimin e deritanishëm në luftimin e këtij armiku të padukshëm, ju bëjë thirrje që të vazhdoni të respektoni të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve, sepse pas çdo vështirësie vjen lehtësimi… andaj, këtë festë të madhe të Fitër Bajramit, të festojmë të ndarë fizikisht, por të bashkojmë lutjet tona për ditë e festa më të mira!

Qoftë nën bekimin e Zotit çdo familje shqiptare!

Me fat festa e Fitër Bajramit!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.