Gashi thumbon Kurtin: Kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla NULL NULL 15.01.2025 23:56 15.01.2025 23:56 Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Arben Gashi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës njëherit liderit të VV-së Albin Kurti, i cili foli për “ngjitjen në malin edhe më të madh, atë të 500 mijë votave”. “Kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla”, ka shkruar Gashi. “Britmat dhe çirrjet nuk e ndalin as nuk e frikësojnë vullnetin popullor në mbeshtetje të LDK-së, për një të ardhme premtuese e demokratike që meriton Kosova. LDK-ja është në festë. 9 shkurti është dita jonë. Bëhu ndryshimi”, shkroi ai. Shkrimi i plotë: Nga Bregu i Diellit, një përshëndetje për ty:Kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla. Lidhja Demokratike e Kosovës, pasardhësit e ideuesit të Republikës, Ibrahim Rugovës, dhe përkrahësit e saj që besën me LDK-në e kanë në shpirt, janë bërë makthi i pushtetit. Rritja jonë është frika e madhe e tyre. Llapi dhe e tërë Kosova do ta deshmojne këtë.Britmat dhe çirrjet nuk e ndalin as nuk e frikësojnë vullnetin popullor në mbeshtetje të LDK-së, për një të ardhme premtuese e demokratike që meriton Kosova. LDK-ja është në festë. 9 shkurti është dita jonë. Bëhu ndryshimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 50 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 10 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 12 orë më parë