Gashi: Sipas matematikës së kryeministrit anëtari i një familje në Kosovë i harxhon 53 centë në ditë NULL NULL 30.06.2022 14:31 30.06.2022 14:31 Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, tha se sipas matematikës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, një anëtar i një familje në Kosovë i harxhon 53 centë në ditë. Ai tha se këto shifra janë dhënë gabim nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. “Ministri i tij tha se një familje merr një pagë mesatare 450 euro dhe tha se prej tyre shkojnë 100 euro për ushqim dhe për jetesë. Dhe në këtë 100 euro, 12 euro do të ishte impakti nësë do të ulej TVSH-ja dhe këto tjera” – tha Gashi. “Që i bie që një familje gjashtë anëtarëshe i shpenzon në ditë 0.53 centë për anëtarë. Ku ka që një anëtarë i harxhon 0.53 cëntë në ditë? Kryeministri le të vazhdojë të mburret me këtë”. “Dhe tha se një familje harxhon brenda muajit 50 litra karburantë, që i bie 90 euro”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Një tjetër aktvendim i Komerciales i kërkon ZRrE-së pezullimin e vendimit për rrymën e bizneseve 1 day
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 2 weeks