Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gashi: ShBA ka arritur të gjitha objektivat në Iran

NULL NULL
08.04.2026 13:38

Arbër Gashi nga Lëvizja e Deçanit i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një punë të jashtëzakonshme, teksa ka përshëndetur atë që e cilësoi si fitore absolute të SHBA.

“E përshëndes fitoren absolute të SHBA në raport me qëllimet që ka pasur dhe i ka arritur të gjitha. Presidenti Trump ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe është dëshmu edhe ajo që ka thënë gjithmonë se po të kishte qenë ai president në 2021 nuk do të kishte luftë në Ukrainë dhe nuk do të kishte as zhvillime negative brenda Evropës, sidomos me refugjatët që vijnë nga vendet islamike”, tha fillimisht ai, raporton KlanKosova.tv.

Tutje, Gashi tha se Amerika ka arritur të gjitha objektivat mbi Iranin teksa shtoi se armëpushimi do të shfrytëzohet për të forcuar mbrojtjen e aleatëve të ShBA-së.

“Është e qartë që SHBA i ka arritur të gjitha objektivat sa i përket Iranit, ky armëpushim do të shfrytëzohet me siguri për të stabilizuar gjendjen dhe për të forcuar mbrojtjen e shteteve të cilat kanë qenë të rrezikuara nga Irani gjatë kësaj kohe siç është Arabia Saudite dhe vendet tjera arabe që nuk kanë pasur interes të futen në këtë konflikt, por që kanë qenë gjithmonë të rrezikuara nga një fuqi e cila në masë të madhe ka shpërndarë terrorizëm”, shtoi Gashi.

Për më shumë detaje ndiqni videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme