Gashi: Reagimi i Mustafës ndaj Kusari-Lilës është skandaloz, s'është dashur një zonje t'ia kthejë ashtu

Gashi: Reagimi i Mustafës ndaj Kusari-Lilës është skandaloz, s’është dashur një zonje t’ia kthejë ashtu

2 muaj më parë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka reaguar ndaj deklaratës së deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se duhet të shkarkohet kryeministri Avdullah Hoti, sepse sipas saj nuk është izoluar pasi është testuar për COVID-19.

Këtë deklaratë të Mustafës. juristi Tomë Gashi e ka quajtur skandaloz, pasi sipas tij, kreu i LDK-së nuk është dashur t’ia kthejë në atë mënyrë Kusari – Lilës.

“Është skandaloze për Mustafën sepse pa marë parasysh sa i ka dhimbsur postimi, nuk është dashur që një zonje t’ia kthejë në mënyrë të tillë”, ka thënë Gashi në Info Magazine në Klan Kosova.

“Një gjuhë e tillë e një kryetari të partisë së fuqishme në Kosovë, është shokante t’i përgjigjet me terma ofendues një zonje. Duket që Mustafa ka kritika edhe ndaj vet bashkëpartiakëve të tij që nuk kanë reaguar dhe e merr fuqinë që flet për të gjithë. Gjuha politike është adekuate me mentalitetin e popullit që e kemi në Kosovë dhe Shqipëri”, është shprehur Gashi.