Gashi: Po shndërrohemi në shtet të dështuar për shkak të ambicieve të shfrenuara për pushtet NULL NULL 07.07.2025 14:01 07.07.2025 14:01 Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar, për shkak të mungesës së kompromisit dhe dialogut politik. Sipas tij, situata aktuale politike është thelluar nga paaftësia për marrëveshje, egot personale dhe ambiciet për pushtet, njofton Klankosova.tv. “Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar për shkak të paaftësisë për kompromis, mungesës së dialogut politik, egove personale dhe ambicieve të shfrenuara për pushtet. Kompromisi është urgjencë kombëtare. Nuk ka më kohë për të humbur”, ka deklaruar Gashi përmes një postimi në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 10 minuta më parë
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 25 minuta më parë