Gashi për videon me lypsarin: Shumicës iu kanë pëlqyer ato veprime (VIDEO) NULL NULL 17.02.2020 18:35 17.02.2020 18:35 Avokati Tomë Gashi ka thënë se mbi 100 herë është ankuar tek organet kompetente për rastin e lypsarëve që qëndrojnë tek sheshet e Prishtinës. Kështu ka thënë ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke shtuar se shumë personave iu kanë pëlqyer veprimet e tij sepse lypsarët në fjalë nuk mund të largohen ndryshe, “Unë çka kam pasur të shpjegoj e kam shpjeguar dhe publikuar vet. Kjo ka qenë data 14 shkurt edhe pse atë ditë është dashur të merremi me tema tjera – dikujt i është dukur më e rëndësishme që të merret me sjelljet e mia”. “Ka qenë tepër befasuese se të gjithë i kanë lidhur veprimet e mia me VV-në; ndërsa shumicës së qytetarëve në sheshin “Nëna Terezë” iu kanë pëlqyer ato veprime”. “Ata nuk janë lypsarë, por mashtrues ordinerë – një grup i organizuar që e bëjnë këtë situatë tepër shqetësuese. E kanë ndërlidhur këtë veprim me VV-në dhe unë nuk di se çka ka pasur kjo punë të bëjë me të”. “Unë nuk duhet të kërkoj falje sepse për më tepër se 100 herë e kam thirrur inspekcionin dhe Policinë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 22 minuta më parë