Gashi: Nuk ka rëndësi çka thotë Serbia, po vendet anëtare të KiE-së NULL NULL 24.04.2023 18:50 24.04.2023 18:50 Arben Gashi Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar pranimin e aplikimit të vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gashi, në një intervistë për Info Magazinë, tha se nuk ka rëndësi se çka thotë Serbia për këtë proces, por ajo se çka thanë anëtarët e KiE-së. “Sot pak rëndësi ka se çka thotë Serbia, se çka mendon Serbia, për ne sot me rëndësi është se çka thanë anëtarët e Këshillit të Evropës dhe si votuan ata. Pra 33 anëtarë të KiE votuan pro anëtarësimit të Kosovës në KiE”, u shpreh Gashi, njofton Klankosova.tv Ai tha se kjo u bë është falë një pune të vazhdueshme të të gjitha institucioneve dhe përfaqësuesve politikë të Kosovës. “Sot mbërritëm në këtë pikë që është arritje e përbashkët”, shtoi ai. Gashi theksoi se shtatë vota ishin kundër, pesë abstenime dhe 33 pro. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë