Gashi nga Asambleja Parlamentare: Kosovës tepër gjatë i është mohuar vendi i merituar në Evropë NULL NULL 16.04.2024 19:11 16.04.2024 19:11 Arben Gashi Deputeti i Republikës së Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Kosovës i është mohuar tepër gjatë vendi i merituar në Evropë. Gashi, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare ka deklaruar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk është çështje vetëm e rëndësisë politike për Kosovën, është çështje e një imperativi moral për të gjithë që ata kanë besuar në parimet e demokracisë e të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës “Çështja këtu nuk është vetëm thjesht anëtarësimit, është çështje e njohjes, solidaritetit dhe parimeve themelore që na bëjnë bashkë si anëtar të familjes evropiane. Tepër gjatë Kosovës i janë mohuar, i është mohuar vendi i merituar në Evropë. Tepër gjatë populli ka vuajtur nga mungesa e dinjitetit nga përjashtimi, nga padrejtësia, këtu qëndron para jush si të barabartë, të gatshëm marrim vendin tonë të merituar në komunitetin e shteteve”, u shpreh Gashi. “Është njohje e progresit që kemi arritur me ndërtimin e institucioneve demokratike, promovimin e të drejtave të qytetarëve tanë”. Ai, shton se rrugëtimi i Kosovës nuk përfundon ende, pasi sipas tij, po ballafaqohet ende me sfida. “Rrugëtimi ynë nuk përfundon ende, ende ballafaqohemi me sfida, pengesa e kundërshtarë që përpiqen ta shkelin progresin tonë, që ta minojnë ekzistencën tonë, mbesim të përkushtuar në shtegun tonë drejt lirisë, vlerat e tolerancës e dinjitetit, dhe vizionit të Kosovës që është e lirë dhe demokratike”. “Ju inkurajoj që të votoni në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm të afirmojmë përkushtimin tonë për demokracinë dhe të demonstrojmë solidaritetin tonë me popullin e Kosovës, derisa përpiqet të ndërtojë një të ardhme më të mirë me ne”. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025