Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gashi: Kurti patjetër t’i përgjigjet deri nesër Amerikës, kush jemi ne të mos koordinohemi me ShBA-në (VIDEO)

NULL NULL
06.06.2023 23:48
Xhavit Gashi
Xhavit Gashi

Xhavit Gashi, ish-atashe ushtarak në ShBA, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet patjetër që deri nesër t’i përgjigjet Amerikës për ultimatumin e dhënë për ta qetësuar situatën në veri.

Gashi, në një intervistë në Edicioni Special në Klan Kosova, tha se të gjitha shtetet e botës koordinohen me Amerikën për planet strategjike, andaj, sipas tij, Kosova s’mund të përjashtojë koordinimin me këtë partner.

“I pashë ato tri pika, së pari ëshët dicka që ka ndodhur ajo që nuk është dashur të ndodhë. mendoj që duhet të shfrytëzohet kjo mundësi e kësaj hapësire të vënë nga partneri ynë strategjik, i cili nuk dëshiron të të përjashtojë por të të japë një mundësi tjetër. Mendoj që patjetër Kurti duhet t;i përgjigjet deri nesër ultimatumit,p partnerët strategjikë nuk ekziston asnjë shtet, unë kam qenë në Uashington dhe kam dëgjuar prezantimet e shteteve më të mëdha të botës, kur vijnë dhe shpalosin strategjitë e tyre edhe Gjermania, edhe Franca, Italia e Anglia, pra koordinohen me Amerikën, kush jemi ne të mos koordinohemi? dua të besoj që nuk ka nevojë të presë më gjatë Kurti. S’dua të besoj që nuk do të ketë përgjigje pozitive”, ka thënë Gashi, njofton Klankosova.tv.

Gashi tha se nevojitet bashkëpunim me ShBA-në, pasi, sipas tij, falë saj Kosova ka arritur këtu ku është dhe pa këtë partner vendi nuk do të ekzistonte si shtet.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.