Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gashi i PDK-së për Qeverinë Kurti: Më e dobëta e pasluftës (VIDEO)

NULL NULL
05.02.2025 18:25
Kujtim Gashi
Kujtim Gashi

Kujtim Gashi, kandidati për deputet i PDK-së, ka thënë se Qeveria Kurti është më e dobëta që nga paslufta.

Në emisionin DPT Fidani të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se opozita ka pasë mundësi që ta kritikojë ekzekutivin në fjalë.

“Mundësia për të shtyrë procese nga këndi opozitar është më e vogël, por mundësia për të bërë opozitën është shumë më e madhe, në fund të fundit roli i deputetit dhe opozitës është me korrektu pozitën”.

“Këtu ka pasë shumë hapësirë me korrektu këtë qeveri e cila është më e dobëta që nga paslufta në këto 25-vite të çlirimit të Kosovës, veçanërisht prej periudhës 2008 kur është shpallur pavarësia e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ndër tjera, ai ka shtuar se zhvillimi më i hovshëm për Kosovën ka ndodhur kur PDKL-ja ka qenë në qeverisje.

“Realisht, 25 vite dihet çfarë është bërë në Kosovë prej që është shpallur pavarësia e Kosovës që ka qenë një proces i vështirë e i madh politik që ka ndodhur në kohën kur ka qeverisur PDK”.

“Çdo zhvillim i madh që ka ndodhur në Republikën e Kosovës prej ndërtimit të infrastrukturës, prej ndërtimit të autostradave, deri te ngritja e pagave tek krejt kategoritë”, ka thënë Gashi.

lajme të ngjashme