Gashi: Gjykata speciale te themelohej në Kosove NULL NULL 17.07.2020 00:24 17.07.2020 00:24 Analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka thënë se është gabim që në procesin e dialogut Kosova të përfaqësohej vetëm prej kryeministrit. Ai po ashtu theksoi se fundi i këtij procesi duhet të jetë që të mos preket territori i Kosovës dhe rezultati final me qenë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. “Kurti nuk ka insistuar asnjëherë që ai të jetë negociatori i vetëm me palën serbe. Ideja ka qenë që të krijohej një ekip, ku do të ishte edhe presidenti , kryeparlamentarja dhe liderët e partive politike”. “Territori i Kosovës i duhet të jetë i paprekshëm, dhe rregullimi i brendshëm kushtetues mos të cenohet. Të mos ketë një asociacion me kompetenca të forta ekzekutive, etj. Këto i ka kërkuar pala kosovare. Këto parime duhet të jenë edhe prej bashkësisë ndërkombëtare”. Hendikep është që kryeministri po shkon vet në dialog dhe nuk po e krijon një ekip të unitetit. Që pala kosovare nuk po arrin me e vendos një ekip që kishte me i vendos disa parime te panegociueshme. “Gjykata e Speciale e krejt çka po ndodh sot është pasojë e gabimeve që i kemi bërë si shoqëri prej pasluftës e deri më sot”. “Raportet e organizatave prestigjioze nuk i kemi marr seriozisht dhe i kemi cilësuar si të përgatitura në kuzhinat e Serbisë”. “Kemi bo gabim i madh që s’e kemi krijuar një gjykate siç ka vepruar Zagrebi, Sarajeva, Beogradi etj. Ata i kane themeluar Gjykatat Speciale qe merren me këto krime”. “Kjo gjykatë me seli në Hagë nuk e ka dënuar UÇK-në asnjëherë. Për masakrat që serbet i kanë kryer në Kosovë janë dënuar disa individë të rëndësishëm por pala kosovare për fat të keq nuk e shfrytëzuar këtë për PR ndërkombëtar”. “Pra, themelimi i Gjykatës Speciale është pasojë e gabimeve që i ka bërë pala kosovare”. “Vet Thaçi dhe Ceseli e kanë mbështetur maksimalisht dhe janë angazhuar në themelimin e kësaj gjykate. Kanë bërë mirë dhe është dashur që më herët të bëhet kjo. Por unë kam thënë se është dashur të themelohej në Kosovë dhe për fat të keq nuk u be dhe BE insistoi qe kjo të bëhet sa më parë”. “Kur është themeluar gjykata, disa muaj më pas unë kam kërkuar takim me liderët e vendit, të cilëve i kam dorëzuar një projekt të detajuar dhe i kam kërkuar që duhet krijuar një projekt që i kundërvihet fushatës së Serbisë. P.sh. të hapej një ekspozitë në Hagë me fotografitë e të gjitha krimeve që i ka bërë Serbia në vitet 98-99”. “Është shumë e rëndësishme me e bë një fushatë ndërkombëtare dhe mos me e leju Serbinë që të paraqitet si viktime, e ne si agresor”. Në lidhje me atë se a beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, Gashi u shpreh se për këtë do të vendosë gjykata dhe se sipas tij ajo është neutrale dhe e paanshme dhe se i intereson të zbulojë të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë. Gashi u deklarua edhe një herë në lidhje me deklaratën e tij të shumëpërfolur në lidhje me “krimet e UÇK-së”, duke thënë se ai asnjëherë nuk ka thënë që UÇK ka bë krime, por se ka cituar raporte të organizatave prestigjioze ndërkombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025