Gashi: Fryma e zgjedhjeve është sikur më 2000, vota për Kurtin është votë kundër të tjerëve (VIDEO)

Gashi: Fryma e zgjedhjeve është sikur më 2000, vota për Kurtin është votë kundër të tjerëve (VIDEO)

NULL NULL
4 ditë më parë

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë tejet dinamike.

Sipas tij fryma e këtyre zgjedhjeve është sikur ajo e dy dekadave më parë, njofton Klan Kosova.

“Fryma është e ngjashme me vitin 2000. Ai [Albin Kurti] do të shkojë në çdo lagje. Vota në zgjedhje nuk do të jetë votë për të, është votë kundër të tjerëve. Nuk është votë se ky njeri ka prezantuar një program fascinant”, është shprehur Gashi.

Ai është shprehur se Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje është i mitizuar sikurse ka qenë pas luftës ish Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Gashi është shprehur se partitë në Kosovë janë lideriste dhe si rrjedhojë ato nuk mund të mbijetojnë pa liderët.