Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gashi dhe Couci vlerësojnë se gjendja e sigurisë në vend është stabile

NULL NULL
03.08.2018 10:20

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se gjendja është e qetë dhe stabile, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast u tha se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej.

Gashi e falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë në Kosovë derisa të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.