Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gashi (AVONET): Ngërçi politik po krijon pasoja serioze për shtetin e Kosovës

NULL NULL
17.06.2025 10:48

Pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka folur Kenan Gashi nga AVONET në Specialen e Klan Kosovës.

Ai ka theksuar se situata aktuale politike përbën një nga sfidat më serioze për vendin dhe po krijon pasoja të mëdha në funksionimin e shtetit, përcjell Klankosova.tv.

“Është e vërtetë që kjo është një nga shqetësimet më të mëdha, si për qytetarët, ashtu edhe për ata që janë të angazhuar në jetën publike dhe politike. Fatkeqësisht, kemi të bëjmë me një ngërç politik që po shkakton pasoja të rënda,  si në mbikëqyrjen e institucioneve, ashtu edhe në zbatimin e ligjit”, ka deklaruar Gashi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.