Gary Oldman transformohet tërësisht për rolin e Churchill NULL NULL 04.11.2016 15:02 04.11.2016 15:02 Është publikuar fotografia e parë e Gary Oldman në rolin e tij si Winston Churchill, për filmin e ri në lidhje me historinë e hershme të kryeministrit britanik, transmeton Klan Kosova. Në këtë fotografi shihet transformimi i aktorit, i kompletuar me syze dhe puro. Filmi “Darkest Hour” është realizuar me regji të Joe Wrights. Në rolet dytësore do të paraqiten John Hurt, Lily James dhe Kristin Scott Thomas. Ky film do të fokusohet në qasjen e Churchill përderisa kërcënimi për pushtim nga nazistët po rritej, në ditët e hershme të Luftës së Dytë Botërore. Darkest Hour do të publikohet në Britani me 29 dhjetor 2017.