Garë plotësisht e hapur për titullin kampion në Spanjë NULL NULL 10.02.2025 16:38 10.02.2025 16:38 Barazimi 1-1 në derbin e kryeqendrës spanjolle, i dha mundësi Barcelonës të rikthehet fuqishëm në luftë për titullin kampion në La Liga. Barcha fitoi 4-1 në tokën e Sevillas dhe kapi shifrën e 48 pikëve, vetëm dy më pak se lideri, Real Madridi, e një më pak se Atletico. Këta të fundit xhiron që vjen, do të jenë nikoqirë të Celta Vigos, kurse katalunasit e presin Rayo Vallecanon, raporton Klankosova.tv. Nga ana tjetër, Reali udhëton te Osasuna. Përballja direkte mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, është e rezervuar për datën 16 mars, në xhiron e 28-të, kurse më 11 maj, katër javë para se të mbyllet krejt edicioni 2024/25, në stadiumin “Camp Nou” zhvillohet “EL CLASICO”. A do të ketë deri atëherë shkëputje të njërës apo tjetrës skuadër, mbetet të shihet, por ajo që tani për tani dihet, është fakti se gara mbetet e hapur me vetëm dy pikë dallim, nga vendi i parë te i treti. Kampionati elitar i Spanjës, La Liga, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.