Gara për Prishtinën, Krasniqi: Më befasoi Çeku, si ka mundësi prej ministrit të hyjë për kryetar komune? (VIDEO) NULL NULL 19.06.2025 14:19 19.06.2025 14:19 Debat i fortë u zhvillua sot në emisionin Kosova Today në Klan Kosova, ku është diskutuar për kandidaturën e Hajrulla Çekut, për kryetar të Prishtinës. Gazetari Vullnet Krasniqi, u shfaq i befasuar lidhur me këtë kandidim. Krasniqi tha se Çeku po hyn në njëri garë për post më të vogël sesa ai i ministrit që e ka mbajtur. “Qysh pranon, ti je ministër e pastaj hyn në një garë që është pak më e vogël. Ky është elementi i pare i karrierës që e shoh problematike te Çeku. Prej postit të ministrit unë kam pritur diçka pak më lart. Personalisht do të kisha shkuar ashtu”, tha Krasniqi në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 24 orë më parë