Gara për kryeministër, dy kandidatë sefte e dy riprovohen (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 28.03.2024 20:53 nga Flamur Gajtani 28.03.2024 20:53 I pari u zyrtarizua të mërkurën. Bedri Hamza si i nominuar për kryeministër nga Partia Demokratike, e synon për herë të parë karrigen e shefit të ekzekutivit. Njësoj është edhe Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike, që sipas burimeve nga kjo parti, ka besimin e subjektit t`i hyjë garës për të parin e qeverisë. Ndryshe nga ta është Vetëvendosje që Albin Kurtin do ta rimandatojë edhe për 4 vjetët e ardhshme si kryeministër, njofton Klan Kosova. Ngjashëm veproi edhe Aleanca për Ardhmërinë që në koalicion me Nismën, ia konfirmuan Klanit se ia kanë besuar Ramush Haradinajt garën për të parin e ekzekutivit, anise më 2021 pretendoi presidencën. Për shoqërinë civile, rezultati i 14 shkurtit të 2021-ës i ka këndelli në këtë pikë disa nga partitë. Por sipas FOL-it, qytetarët duhet fokusuar tek përfitimet e jo te kandidati. E nga Partia Socialdemokrate thanë se akoma nuk kanë vendosur nëse do të dalin me emër për kryeministër pasi sipas tyre për këtë do të vendosin strukturat e e partisë kur t`i vjen koha.