Gara për fëmijët: Fushë-kosovarët, më të mirët në trotinete (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 20:30 17.06.2025 20:30 Me trotinete dhe me shenja të trafikut përpara, nxënësit e klasave të para nisën lojën. Këta në emër të shkollave të Prishtinës, Ferizajt, Pejës, Obiliqit e Fushë-Kosovës po garojnë në kuadër të edicionit të 9-të të aktivitetit me moton, “Siguria në rrugë”, organizuar nga Kolegji Tempulli në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Motorizimit, raporton Klan Kosova. Kësaj radhe, nikoqire u bë shkolla “Naim Frashëri” e kryeqytetit. Për ta përcjellë këtë ngjarje nga afër, ishin edhe ata të cilët e rregullojnë komunikacionin. Koordinatorja e aktivitetit, Sara Fusha Osmani, tregoi arsyen kryesore të zhvillimit të kësaj gare. “Këtë vit kemi vendos me mbajtë gara me trotinete për fëmijët e klasave të para, t’u e pas parasysh rritjen e numrit të fëmijëve që po përdorin trotinete”, deklaroi Fusha-Osmani. Vendin e parë këtu e zuri Erand Musolli nga shkolla “Daut Bogujevci” e Fushë-Kosovës. Çmimin e dytë e rrëmbeu Liana Uksmajli nga shkolla “Jeronim De Rada” e Ferizajt, kurse i treti doli Lior Osmani, po ashtu nga “Daut Bogujevci” i Fushë-Kosovës. Për tre ngasësit më të shkathtë u dhanë mirënjohje e trotinete. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.