Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ganimete Musliu: Postimi i një deputeti të PDK-së u bë shkas i shpërfytyrimit të moralit të dyfishtë të një grupi njerëzish

NULL NULL
05.04.2021 19:29

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur se postimi i kolegut të saj nga partia, Ardian Kastrati, nxori një “solidaritet”, sipas saj të panevojshëm.

“Dje dhe sot u bëmë dëshmitarë të mentalitetit oportunist dhe të servilizmit që ka kapluar shoqërinë tonë. Një postim i një deputeti të Partisë Demokratike u bë shkas i shpërfytyrimit të moralit të dyfishtë të një grupi njerëzish të cilët qëndrimet e tyre ja përshtatin modës ditore politike”, është shprehur Musliu, transmeton KlanKosova.tv.

“Ju, e kam fjalën për juve që vet linquat dhe ofenduat gra dhe oponentë politikë, kujt po mendoni se i bëni nder me aplikim të standardëve të dyfishta, me qasje selektive dhe me përpjekjen për të linçuar kundërshtarët politikë? Vjoses, Presidentes, JO”.

Musliu ka shtuar se janë kundër aplikimit të metodave linçuese dhe ofenduese, jo vetëm ndaj grave por, ndaj të gjithëve.

“Ajo nuk ka nevojë për oportunistë si ju. Pesha largohet, po çka me ba me mungesën e integritetit të zhurmaxhinjëve dhe oportunëve si ju?”.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.