‘Game of Thrones’ fiton çmimin kryesor në Emmy Awards NULL NULL 18.09.2018 10:52 18.09.2018 10:52 Seriali ‘Game of Thrones’ është rikthyer fuqishëm në ceremoninë e Emmy Awards të mbajtur mbrëmë në Teatrin Microsoft në Los Angeles, pas mungesës gjatë vitit të kaluar. Kjo seri fitoi çmimin kryesor – atë të dramës më të mirë televizive, shkruan Page Six, transmeton Klan Kosova. ‘Game of Thrones’ i cili do të vijë me sezonin e tetë dhe të fundit gjatë vitit 2019, fitoi gjashtë çmime gjatë kësaj ceremonie – edicioni I 70-të I Emmy Aëards. Çmimet për aktorët më të mirë në një dramë televizive shkruan për Claire Foy (“The Crown”) dhe Matthew Rhys ( “The Americans”), kurse për performancat në seriale komike u vlerësuan Rachel Brosnahan (“The Marvelous Mrs Maisel”) dhe Bill Hader (“Barry”).