Galaxy S5, dështim i Samsung NULL NULL 26.06.2015 22:58 26.06.2015 22:58 Smartfoni i vitit të kaluar ka marrë më së paku vota nga të gjithë ata të linjës Galaxy të Samsung. PhoneArena, faqja që merret me teknlologji, në një sondazh u kërkoi vizitorëve të sajtit që të votonin telefonin më të mirë Galaxy të Samsung-ut, sa i përket dizajnit. Nga votat e mbledhura nga 2600 njerëz që morën pjesë në sondazh, shihet se Galaxy S5 është telefoni më pak i pëlqyer nga seritë Galaxy S, sa i përket dizajnit. Me vetëm 94 vota (3.65%), S5 është vetëm përpara origjinalit Galaxy S, i cili mori 26 vota (1.01%). Më shumë vota morën Galaxy S6/S6 edge, ku 1795 njerëz votuan për ta (69.63%). Galaxy S 2 u rëndit në vend të dytë, me 322 vota, ose 12.49%, pasuar nga Galaxy S4 (6.63) dhe S III (6.59%). Që në momentin që është prezantuar Galaxy S5, ka pasur shumë kritika sa i përket dizajnit të telefonit. Madje, nëse e kujtoni, Chang Dong-hoon, dizajnuesi i S5, dha dorëheqjen menjëherë pas prezantimit të këtij telefoni dhe u zëvendësua nga zëvendës presidenti Lee Min-hyuok. Kritikat i shërbyen Samsung-ut për krijimin e Galaxy S6 dhe S6 Edge, duke bërë që të ndryshojë krejtësisht opinioni i njerëzve për Samsung-un. Galaxy S6 dhe S6 Edge janë cilësuar si telefonat më të mirë inteligjentë të krijuar deri tani.