Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gabimi amator, Komuna e Ramës bën zebra “pa dalje” (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2024 20:20

Komuna e Prishtinës është treguar kreative në lagjen e Muhaxhereve duke e shenjuar këtë vendkalim që në përfundimin e zebrave ndeshesh me një muri shtëpie.

Në fakt ky nuk është i vetmi vendkalim i tillë, pasi edhe tjetri përballë tij të çon në murin e një shtëpie.

Prandaj këto zebra krejt të çuditshme, të cilat sipas banorëve  janë shënjuar ditëve të fundit në rrugën ”Naim Frashëri” në lagjen e Muhaxherëve në kryeqytet, mbesin të pashfrytëzuara.

Madje, qytetarët thonë se edhe kanë qeshur kur i panë këto zebra që nuk i hyjnë hicc në punë këmbësorëve.

”Kjo veç praktike nuk është, është veç absurde çka po shihet, logjikë nuk ka, kjo lagje duhet me reagu”, u shprehën nga banorët e kësaj lagje.

E dikush tjetër krejt këtë po e sheh pasojë të mungesës së mbikëqyrjes së punimeve.

”Kurrë si mbikqyr kërkush veç shkel e shko edhe jena msu me kete vend”.

Edhe për ngasësit e veturave ky organizim i shenjave vertikale nuk ndihmon aspak në mbarëvajtjen e komunikacionit.

”Nuk është në rregull, nuk është mirë, sipas parashikimeve të mia qikjo është gabim, hajde ajo diçka, amo kjo hiç s’u dashtë”, tha njëri prej tyre.

Klan Kosova nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje nga Komuna e Prishtinës për të kuptuar se si u bë që vijat e bardha të vizatohen në këtë mënyrë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.