Gabim i pabesueshëm i tenistit (VIDEO) NULL NULL 07.11.2015 12:03 07.11.2015 12:03 Një nga tenistët më premtues amerikan ka bërë një nga gabimet më qesharake ndonjëherë. Frances Tiafoe është një nga lojtarët e rinj më të talentuar për momentin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që së fundmi i ka hyrë këtij sporti në nivelin professional. Ai e filloi sezonin nga pozita 1143 në ranglistën ATP World Ranking, por është ngjitur në atë të 226-ën deri tani, transmeton Klan Kosova. Në përballje me Malek Jazirin, në kuadër të Charlottesvilel Challenger, në Virxhinia – të mërkurën, Tifaoe bëri një nga gabimet më të mëdha në karrierë. Pas një topi të shpejtë nga ai, kundërshtari Jaziri e ktheu atë butësisht duke i dhënë mundësi Tiafoes që të fitojë pikë. Por vrapimi i Tiafoes drejt topit u zhvlerësua nga huqja komplete e tij, ndërsa Jaziri tashmë kishte kthyer shpinën duke menduar që e ka humbur pikën. Vet Tiafoe dukej jashtëzakonisht i habitur pas këtij gabimi qesharak.