G7 me sanksione të reja ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë NULL NULL 18.05.2023 17:43 18.05.2023 17:43 Në samitin e Grupit të Shtatë që po zhvillohet në Hiroshima të Japonisë nga e premtja, klubi i demokracive të pasura pritet të shtrëngojë më tej sanksionet ndërsa përpiqet të detyrojë Moskën t’i japë fund luftës së saj në Ukrainë. Ndërsa sanksionet ekzistuese ndaj Rusisë janë disa nga më të ashprat e vendosura ndonjëherë ndaj një ekonomie të madhe, G7 ka hapësirë të konsiderueshme për të rritur presionin – megjithëse ndarjet në fusha kyçe si energjia dhe historia e përzier e sanksioneve në përgjithësi kërcënojnë të minojnë përpjekjet për ta dobësuar Moskën, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. “Ka padyshim shumë hapësirë që G7 të vendosë kufizime të mëtejshme dhe të shtrëngojë ato ekzistuese. Fushat më të rëndësishme përfshijnë naftën dhe energjinë më gjerësisht, sanksionet tregtare joenergjetike dhe mbylljen e zbrazëtirave në këtë fushë dhe sanksionet teknologjike”, tha për Al Jazeera, Rachel Lukasz, një anëtare e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sanksionet Ruse në Universitetin e Stanfordit. Një fokus kryesor i anëtarëve të G7 si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia – pritet që të vendosin sanksione të reja krahas atyre ekzistuese, duke përfshirë shtrëngimin e evazionit të sanksioneve që përfshijnë vende të treta. BE-ja, e cila merr pjesë në ngjarjet e G7 si një anëtare “e pa-regjistruar”, po shqyrton dënimet për kompanitë që ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet, gjë që do ta afronte bllokun në përputhje me regjimin e sanksioneve të SHBA-së. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Termokos vazhdon kyçjet, për sezonin e ri synon furnizimin e 30 mijë konsumatorëve 22/04/2023